Vazhdojnë telashet me ujë

Autori:Avdyl Pajaziti

Për shkak të disa problemeve teknike përgjatë kyçjes së gypave kryesor që i furnizojnë me ujë të pijshëm disa lagje të kryeqytetit ,vazhdojnë ende çrregullimet të furnizimit me ujë.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se në lagjet ”Ulpiana”, “Veternik” dhe Lagjen e Spitalit për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur dje në orët e pasdites gjatë kyçjes së gypave të rinj vazhdojnë çrregullimet edhe gjatë ditës së sotme deri në orën 14:30.

Poashtu bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë mobilizuar dhe ndodhen nëpër pika të ndryshme në kryeqytet për sanimin e gjendjes së krijuar nga puna e kontraktorit që ka qenë duke punuar dje dhe sot.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdojne-telashet-me-uje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala