Vazhdojnë rëniet në ekonominë e Rusisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ekonomia ruse e ka regjistruar tkurrjen e parë pas gjashtë vjetësh si pasojë e ndryshimit të cmimeve të energjisë dhe krizës më të rëndë me rublen ruse prej vitit 1998.

Duke cituar të dhëna preliminare, Shërbimi Federal rus i Statistikave, ka njoftuar mbrëmë se produkti i brendshëm bruto ka shënuar rënie prej 1.9 % në cerekun e parë të vitit, pas rritjes prej 0.4 % në tre mujorin paraprak.

Rritja ka ngecur në vitin 2014 për shkak të sanksioneve perëndimore rreth krizës në Ukrainë dhe rënies së madhe të cmimeve të naftës.

Qeveria megjithatë kishte parashikuar tkurrjen e ekonomisë deri në 3 % gjatë këtij viti, por zyrtarët më pas thanë se ky parashikim ishte tejet pesimist.

Si shenj e rritjes së vetëbesimit rreth parashikimeve për ekonominë ruse, banka qëndrore ka shitur rubla gjatë kësaj jave, që është hera e parë që kjo ndodhë prej qershorit të vitit të kaluar. Kjo shihet si përpjekje për të rikthyer rezervat e saj në monedha të huaja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdojne-reniet-ne-ekonomine-e-rusise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala