Vazhdojnë hetimet për korrupsion në EULEX

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria ka konfirmuar të enjten se hetimet për korrupsion në EULEX janë duke vazhduar,

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka thënë se Task-Forca e udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it dhe një vendës janë duke kryer hetime nëse zyrtarë të EULEX-it kanë marrë ryshfet dhe kanë shpërdorur pozitën zyrtare për të mbyllur disa raste të mëdha gjyqësore.

Subjekt i këtyre hetimeve janë zyrtarë të EULEX-it në krye me ish-kryetarin e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, si dhe ndërmjetës vendës e avokatë. Task-Forca për hetime penale është themeluar vitin e kaluar, pak kohë pas raportimeve të “Kohës Ditore” për dyshime të forta se zyrtarë të EULEX-it janë përfshirë në korrupsion.

Prokuroria ka lëshuar një deklaratë dy ditë pas publikimit të raportit të ekspertit, Jean-Paul Jacqué. Prokuroria ka falënderuar Jaque, për, siç thuhet, punën dhe përpjekjet e tij.

“Në të njëjtën kohë ka nevojë të potencohet se Raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it. Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe të EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën ombrellën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në këtë deklaratë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdojne-hetimet-per-korrupsion-ne-eulex/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala