Vazhdojnë gërmimet në Serbi në kërkim të personave të zhdukur

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka njoftuar se sot dhe nesër do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, të Novi Pazarit në Serbi.

Pas gërmimeve vlerësuese të realizuara në katër lokacione në territorin e Kosovës, gjatë këtyre dy javëve, nga ana e ekspertëve vendor dhe të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar tashmë ka pranuar njoftimin dhe ftesën për të përcjellë vazhdimin e gërmimeve vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, të Novi Pazarit, Serbi.

Gërmimet vlerësuese është planifikuar të realizohen më datë 7 dhe 8 gusht, gjithnjë sipas njoftimit të dorëzuar nga Delegacioni i Serbisë përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdojne-germimet-ne-serbi-ne-kerkim-te-personave-te-zhdukur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala