Vazhdojnë bisedimet teknike në Bruksel

Autori:Gazeta Fjala

Sot dhe nesër do të vazhdojnë bisedimet teknike në Bruksel, ku temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse.

Fokusi i bisedimeve është vlerësimi i gjendjes në zbatimin e disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe zgjidhjet e mundshme, ndërsa temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse.

Në takimin për çështjen e diplomave universitare do të marrë pjesë edhe ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arsim Bajrami.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, në këto takime, Qeveria do të paraqes qëndrimet e saj për problemet e krijuara nga Serbia në zbatimin e marrëveshjeve në fjalë si dhe do të kërkojë përshpejtimin dhe zbatimin e plotë dhe cilësor të këtyre marrëveshjeve duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian si mjaft të rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi.

Takimet do të mbahen më 28 dhe 29 shtator 2015./Tribuna

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdojne-bisedimet-teknike-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala