Vazhdohet paraburgimi për 5 të arrestuarit e Badovcit

Të dyshuarve për terrorizëm Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Enis Latifi, Milazim Haxhiaj dhe Fehmi Musa, u është vazhduar paraburgimi deri më 9 dhjetor 2015.
Në muajin korrik ata thuhet se kishin si pretendim një sulm tek liqeni i Badovcit me qëllim të shkaktimit të dëmeve të mëdha, ku do të rrezikohej jeta e qindra mijëra njerëzve. Më pas atyre iu ishte caktuar një muaj paraburgim.
Aktvendimi për 1muaj paraburgim ndaj tyre ishte caktuar nga Gjykata Themelore.
Sipas zëdhënëses së Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi , rasti është ende në fazën hetimore.