Vazhdin rrënimi i ndërtimeve pa leje

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtoria e Inspekcionit në vazhdën e ndalimit të ndërtimeve pa leje, pas masave paraprake – vërejtjes së ndaljes së punës sot realizoi një aksion të rrënimit në lagjen “Kalabria”, rr. Rexhep Krasniqi.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla tha se historia e ndërtimeve pa leje në Prishtinë ka përfunduar një herë e përgjithmonë.

“Komuna e Prishtinës është e vendosur dhe e përkushtuar që të parandalojë dhe të rrënojë ato objekte ku ka shkelje të rregullave dhe ligjeve në fuqi. Po ashtu, Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me aktivitetin e përditshëm për rrënimin e gërmadhave të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin publik të qytetarëve”, tha Sveçla.

Sot, në kuadër të planifikimit për pastrimin e gërmadhave që për 15 vite e kanë rrezikuar dhe vështirësuare jetën e qytetarëve, Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me aksionet për pastrimin e lokacioneve të rrezikshme për qytetarët, ndërsa aktualisht është duke u realizuar aksioni në rrugën Shaip Kamberi, – lagjja “Dodona”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdin-rrenimi-i-ndertimeve-pa-leje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala