Vatikani tronditet nga skandalet: Orgji homoseksualësh dhe akuza për vrasje

Autori:Avdyl Pajaziti

Vatikani sërish është bërë top lajm i medieve falë skandaleve, të cilat kanë njollosur reputacionin e anëtarëve të Kishës Katolike. Dy raste të ndara kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë.

Në rastin e parë, një prift italian u pezullua pasi u dëshmua se u përfshi në një orgji homoseksualësh. Ai të dashurit i takonte përmes internetit, transmeton Telegrafi.

Prifti i paidentifikuar 50-vjeçar u zbulua se kishte pasur një “bisedë me përmbajtje homoseksuale përmes Facebook” me një mashkull 32-vjeçar italian.

Në këtë korrespondencë, prifti pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me burra të ndryshëm në Vatikan, përkatësisht që nga elita e Gardës zvicerane deri tek Kryepeshkopët.

Rasti i dytë i referohet një prift nga jugu i Italisë, i cili u akuzua për vrasjen e një famullitari.

Ati Ghatti Alabi, me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos, është nën hetime për vrasjen e Gero Pisgale (50), i cili u gjet i vdekur në kishën e tij.

Mediat italiane pohojnë se Alabi ishte në një marrëdhënie të fshehtë me Gero Pisgalen, madje kishin adoptuar edhe një fëmijë.

Alabi ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se është i pafajshëm

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vatikani-tronditet-nga-skandalet-orgji-homoseksualesh-dhe-akuza-per-vrasje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala