Varshmëria nga “të hyrat nga kufiri” rrezik për buxhetin Kosovës

Varshmëria e lartë në “të hyrat nga kufiri” shihet si një karakteristikë e rrezikshme e sistemit tatimor të Kosovës. Kështu vlerëson Banka Botërore, e cila përmes një raporti shpjegon se struktura e tanishme e ekonomisë së Kosovës sqaron karakteristikat e tanishme të bazës tatimore.
“Për zhvillim të qëndrueshëm fiskal është i domosdoshëm një kalim shkallë-shkallë drejt të hyrave nga tatimet e drejtpërdrejta – tatimi në të ardhurat personale, tatimi në të ardhura të korporatave, sigurimi social, dhe tatimi në pronë – dhe nga TVSH-ja dhe akciza vendore”, thuhet në raport, në të cilin bëhet e ditur se vetëm në vitin 2012, rreth 71 për qind e të hyrave ishin mbledhur në kufi në formë të tatimeve tregtare dhe TVSH-së në importe.
Sipas Bankës Botërore gjatë viteve të fundit, importet në Kosovë kanë pas një vlerë mes 52 deri në 57 për qind të BPV-së.
“Një kombinim i zëvendësimeve të importeve, çmimeve më të ulëta të naftës dhe materialeve ndërtimore dhe një ngadalësim i kërkesës vendore në vitin 2013 kanë rezultuar në mbledhje më të ulët nga të hyrat në kufi se sa plani për 8.8 për qind, dhe rënie prej 1 për qind vit më vit për herë të parë gjatë dekadës së fundit”, shkruan në raport./Gazeta Fjala/.