Varroset Gent Olloni

Autori:Zekirja Shabani

Me organizim të Komunës së Gjakovës, sot në nderim të asamblistit Gent Olloni, është mbajtur mbledhje komemorative ku janë shprehur dhimbje të shumta për humbjen e asamblistit të saj.

Gento Olloni pësoi një sulm kardiak gjatë mbledhjes së djeshme në Kuvendin e Gjakovë dhe më pas vdiq në spital, njofton kumtesa komunale.

Për shëmbëlltyrën e të ndjerit foli kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila në fjalën e saj, theksoi se “Genti asnjëherë nuk kërkonte. Ai jepte nga vetja e tij”.

Pas mbledhjes komemorative, në të cilën folën edhe përfaqësues të subjekteve politike, në varrezat e Gjakovës u bë varrimi i të ndjerit Olloni./Gazetaexpress/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/varroset-gent-olloni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala