Varrosen produktet e qumështit

Autori:Avdyl Pajaziti

Shoqata e Prodhuesve dhe ajo e Përpunuesve të Qumështit sot në orën 12:00 do të protesojnë para ndërtesës së Qeverisë për të kërkuar nga institucionet kosovare që të mos e lejojnë importim e produkteve të qumështit që sipas tyre nuk janë kualitative .

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumëshitit Naser Bajraktari tha për Klan Kosovën se protesta e sotme është e treta që po bëhet brenda këtij viti e cila po bëhet për të njëjtat arsye, ndërkaq premtoi se nuk do të ndalen derisa prodhuesit e qumështit t`i sheshin produktet si duhet.

Bajraktari tha se kësaj here protesta do të bëhet me më shumë simbolikë se herave të tjera duke thënë se disa nga produktet ë qumështit do t`i varrosin për të cilat siç tha ai nuk meritojnë të jenë në treg.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/varrosen-produktet-e-qumeshtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala