Vala me ofertë të re: 4.5 cent, me të gjithë operatorët

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga sot të gjithë konsumatorët Prepaid të Vala-s do të kenë mundësi të flasin me të gjithë operatorët në vendin tonë me vetëm 4.5 Cent për minutë. Kështu të paktën thuhet në njoftiimin për media të lëshuar nga kjo kompani.

Sipas njoftimit të Vala’s ky produkt, është edhe një tjetër ofertë për biseda më të lira për të gjithë konsumatorët Prepaid të VALA-s që, siq thuhet kanë nevojë dhe kërkesë për komunikim më të gjerë me të gjithë operatorët në Kosovë.

Aktivizimi bëhet përmes SMS-it në numrin 50555 me tekstin Vala Classic për vetëm 2,00 Euro në muaj. Bisedat me të gjithë operatorët në vend janë vetëm 4.5 cent/minutë.

“Ky është një nga produktet e reja, i cili vjen si rezultat i përkushtimit, qasjes së re të orientimit drejt konsumatorit dhe modernizimit të teknologjisë së Vala-s për të gjitha grupmoshat e konsumatorëve. Njëkohësisht përmes lansimit të këtij produkti të ri, duam të  bëjmë me dije, se PTK ka një  teknologji më të avancuarën në vend, e cila bën padyshim që të kemi përparsitë më konkuruese në treg, që do të mundësojë vazhdimësinë e lansimit të produkteve tjera të reja dhe atraktive gjithmonë për shfrytëzim dhe në shërbim të të gjithë klientëve tanë ”, tha Drejtori Menaxhues   Agron Mustafa.

Produkti “Vala Classic” ështe oferta e gjashtë e lansuar gjatë tremujorit të parë të këtij viti, pjesë kjo e zotimeve nga strategjia dhe plani i biznesit të PTK-së.

Vala do të ofrojë risi të vazhdueshme në treg, duke rritur edhe më shumë përkushtimin ndaj konsumatorëve dhe duke pasuruar tregun e Kosovës me inovacione dhe shërbime të avansuara e më cilësore.

 

Të gjithë konsumatorët e VALA-s që e aktivizojnë këtë pako, nuk mund të jenë pjesë e përfitimeve nga pakot e tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vala-me-oferte-te-re-4-5-cent-me-te-gjithe-operatoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala