Vala me 4G

Autori:Zekirja Shabani

Që nga e marta, konsumatorët e Valës do të kënë mundësi të përdorin internetin e shpejtë 4G në telefonat e tyre mobil.

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafaa ka bërë të ditur se Vala mbulon 75 për qind të territorit të Kosovës me këtë shërbim dhe vetëm në Prishtinë ka 25 baza të 4G-së.

“Sjellja e 4G në Kosovë i ka kushtuar Valës, 33 deri në 34 milion euro. Kemi siguruar numra të mjaftueshëm për konsumatorët tonë, dhe kemi mbuluar 75 përqind të territorit të Kosovës me shërbime 4G, ndërsa vetëm në Prishtinë kemi 25 baza të saj”, ka thënë Mustafa.

Konsumatorët e këtij operatori do të kenë në dispozicion pakon e re me shërbime 4G që quhet “Trip”, e cila kushton 2.99 euro dhe konsumatorët përfitojnë minuta të pakufishëm me numrat brenda rrjetit, 500 sms dhe 2GB internet 3G dhe 4G.

Ndërsa me 4.99 euro, ata do të kenë minuta të pakufishëm brenda rrjetit, 1000 sms dhe 4gb internet 3 dhe 4G.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vala-me-4g/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala