VALA me 4G edhe në deti

Klientët e telefonisë ‘Vala’ do të kenë mundësinë që ta shfrytëzojnë rrjetin internetit 4G edhe gjatë pushimeve verore në bregdet.
Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, ka thënë se që nga dje ‘Vala’ ka filluar me vënien në funksion për dy oferta të reja që kanë filluar për internet. Që nga dita e djeshme Vala ka filluar bashkëpunimin edhe me Egel Mobile.
“Të gjithë ata që shkojnë në bregdet do ta kenë në shërbimin e tyre 4G. Do të kenë sms falas, megabajt si dhe minuta falas”, ka thënë Mustafa.
Ai ka bërë të ditur se pritet zgjerimi i rrjetit të Valas edhe me operator të tjerë. Sipas tijë Vala është në negociata me Malin e Zi për arritjen e një marrëveshjeje.
“Ideja ka qenë për këtë sezon turistike. Kemi biseda dhe vazhdojnë ofertat e zezonës së verës”, ka shtuar më tej Mustafa gjatë një konference për medie.
Më moton “Vala n’ deti. Hiç mos e nal” qytetarët e Kosovës edhe kur ndodhen në Shqipëri ,do te kenë mundësin që të flasin më vetëm 10 cent në minutë, këtë do ua mundëson Vala.
Kjo ofertë ka filluar nga 1 Qershori.