VALA mbulon 59 për qind të tregut

Kryetari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Ekrem Hoxha, ka bërë me dije se telefonia mobile “VALA”, mbetet kampione me 59 për qind të mbulueshmërisë së tregut të Kosovës.
Hoxha sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomi, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “VALA” ende vazhdon ta dominojë tregun me 59 për qind të hyrave.
“IPKO”-ja ka arritur në 35 për qind të tregut dhe operatorët virtualë e zotërojnë 6 për qind të tregut.