Vajzat kosovare hezitojnë të merren me teknologji informative

Autori:Avdyl Pajaziti

Vajzave kosovare u kërkohet që sa më shumë të përfshihen në punë që kanë të bëjnë me teknologjinë informative dhe komunikimin. Në një conference me temë ‘’Vajzat në TIK’’ e organizuar nga organizata joqeveritare KS-KOSOVA, përveq anëtarëve të kësaj organizate morrën pjesë edhe ambasadori norvegjez Jan Braathu.

Organizata KS-KOSAOVA  me financim nga ambasada norvegjeze organizoi hulumtim në disa rajone në Kosovës. Prezantimin e këtij hulumtimi e bëri Shega Shkodra e cila është zyrtare e orhganizatës në fjalë. Ky huumtim u organizua me nxeneset e shkollave të mesme dhe studente të Universitetit të Prishtinës dhe kolegjit AAB. Nga ky hulumtim del se vajzat në Kosovë përgjithësisht hezitojnë që të zgjedhin të merren me TIK. Kjo vie nga dy arsye bazë nga steriotipizimi ku ky profesion shihet si mashkullor dhe  mospërkrahja nga familja për t’u marrë e këtë profesion.

Ambasadori norvegjez  Jan Braathu theksi se Kosova është një vend me potencial të madh të fuqisë punëtore dhe duhet që të bëhet një bashkëdyzim edhe me sektorin e TIK-ut për të arritur një shkallë të lartë zhvillimi mbi të gjitha të atij ekonomik, ngase sektori i teknologjisë është direkt i lidhur me sektorin ekonomik. Ai shtoi gjithahtu se sot në botë miliona femra janë të përjashtuara nga sektori i teknologjise dhe për rrjedhojë edhe nga sektori i punës në përgjithësi. Në fund ai ftoi institucionet kosovare të merren më seriozisht me inkuadrimin e femres në sektorin e TIK-ut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vajzat-kosovare-hezitojne-te-merren-me-teknologji-informative/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala