Vajza raporton në Polici se është dhunuar nga dy burra në një hotel në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

Një vajzë ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy burra në një hotel në Prizren.

Vajza ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa sipas mjekut, ajo nuk ka shenja të dhunimit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 18:30.

“Prizren 21.01.2021 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vajza-raporton-ne-polici-se-eshte-dhunuar-nga-dy-burra-ne-nje-hotel-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala