Vajza e Sami Lushtakut punësohet në Qeveri

Autori:Avdyl Pajaziti

Vajza e Sami Lushtakut, Qëndresa Lushtaku-Geci, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo ka ndodhur me miratimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj Ministrie, Gani Shabani, bashkëvendës i Lushtakut.
Sipas dëshmive të siguruara nga gazeta “Zëri”, Qëndresa Lushtaku-Geci është punësuar si zyrtare e depos në Ministri të Shëndetësisë.
Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i Divizionit të Burimeve Njerëzore të Ministrisë së Shëndetësisë, të datës 23 shtator 2015, që e posedon “Zëri”.
“Pas intervistave të zhvilluara dhe bazuar në raportin final të rekomandimit të Komisionit Rekrutues, të datës 15.09.2015, si dhe pas miratimit të këtij raporti nga sekretari i përgjithshëm i MSH-së, shpallet rezultati përfundimtar për pozitën e punës ‘Zyrtar i Depos’, për pranimin e kandidatit”, thuhet në shkresën zyrtare, të nënshkruar nga Jahë Gecaj, udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky Divizion, thuhet në dokument, do të njoftojë të punësuarën Qëndresa Lushtaku-Geci për procedurat e mëtejme. /Zëri
a243
a

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vajza-e-sami-lushtakut-punesohet-ne-qeveri-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala