Vajza e Donika Kadaj – Bujupit: Mënyra se si u arrestua nëna ime ishte e tmerrshme

Vajza 15 vjeçare e deputetes së AAK-së Donika Kadaj Bujupit, Doruntina ka thënë se Policia e Kosovës në orën 08:00 të mëngjesit ka hyrë me maskanë shtëpinë e saj dhe e ka arrestuar nënën e saj.
Ajo theksoi se mënyra se si u arrestua e ëma e saj ishte e tmerrshme.
15 vjeçarja u deklarua se në çdo mënyrë do të kërkojnë lirimin e Donika Kadaj-Bujupit.
Doruntina Bujupi, këto komente i bëri para Prokurorisë Themelore tek Pallati i Drejtësisë, njofton Klan Kosova.