Uzurpatorët s’ia kanë frikën Mimoza Kusarit (Foto/Video)

Kafiteria “Fabric Club”, në të cilën një muaj më parë intervenoj vetë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, për ta mbyllur, i është kthyer punës.
Gazeta Fjala ka siguruar fotografi ku shihet se kafiteria është duke funksionuar normalisht edhe pas vendimit të komunës për largimin e uzurpatorëve nga pronat publike.
Në Komunën e Gjakovës konfirmojnë se kjo kafiteri ka filluar të punoj ilegalisht pasi nuk ka kontratë për shfrytëzim të pronës publike.
Merret vesh se komuna i ka ba kallëzim penal dhe pret nga organet kometente të marrin masa, pasi sipas tyre është jasht cdo norme kthimi i uzurpaatorit në këtë pronë.
Në fillim të muajit maj në një video të poostuar nga medit online shihet kur në të njëjtin lokal Kusari-Lila i ka larguar edhe disa karrika e tavolina, ani pse prezent ishin disa meshkuj./Gazeta Fjala/.