Ushtria shqiptare dikur dhe sot (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ushtria shqiptare pothuajse e shkatërruar me rënien e komunizmit, ka shënuar përparime që nga anëtarësimi NATO.

Ajo, për nga modeli, sot mund krahasohet me përgatitjen ushtarake me vende të zhvilluara, për çka si dëshmi mund të jetë edhe videoja e postuar më poshtë.

Në anën tjetër, në kohën e Enver Hoxhës, Shqipëria kishte investuar shumë më shumë në Ushtri dhe armatim, aq sa konsiderohej si fuçi e rrezikshme baruti në Ballkan.

Kështu, nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit. Ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”.

Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz në uniformë.

Më 1951 u ngrit për here të parë avioni luftarak me pilotë shqiptarë. Ushtria shqiptare zotëronte dikur rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG), si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar, si dhe mjetet amfibe…

Pajisje të forcave kundërajrore me raketa SAM-1 SAM-2 SAM-3, si dhe pajisje të artilerisë kundërajror me radar.

Në bazat ushtarake detare ishin gati për minimin e bregdetit me mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi dy mijë gryka të ndryshme topash.

Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet.

Ajo kishte qindra-mijëra bunkerë.

Vetëm depot e rezervave ushqimore siguronin në kushte hermetike të rrethimit luftarak mbi pesë vjet furnizime me drithëra.

Ushtria Shqiptare në vitet ’80 të shekullit të kaluar ka pasur në përbërjen e saj:

– 22 Divizione

– Mbrojtja Kundër Ajrore (MKA),

– Flota Luftarako-Detare (FLD)

– Aviacioni

Efektivi përbëhej nga:

– rreth 16.500 oficerë

– rreth 9.000 nën/oficerë

– rreth 60.000 ushtarë

– rreth 8.000 civilë

– rreth 450.000 rezervistë

– rreth 230.000 Forca Vullnetare

– Ishin 127 Brigada, Këmbësorie, Artilerie dhe Sulmuese

– Ishin 34 regjimente të artilerisë kundërajrore

– Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar në nëntë brigada e dy batalione

– Ishin 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore

– Ishin më shumë se 100 anije të Luftës

– Ishin rreth 240 avionë e helikopterë të Flotës Ajrore

Flota Luftarake Detare

1. Katër silurues – 80 copë rus + kinez

2. Dragamina rade – 6 copë rus

3. Dragamina bazë – 2 copë rus

4. Gjuajtësa detarë – 4 copë rus

5. Nëndetëse – 4 copë rus

6. Motovedetë – tip Shangai II 6 copë kineze /Shqipëria e Bashkuar/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ushtria-shqiptare-dikur-dhe-sot-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala