Ushtria e Serbisë dëmshpërblen kompaninë Buçaj me 265 mijë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Ushtria e Serbisë do të duhet ta dëmshpërblejë kompaninë kosovare Buçaj me 265 mijë euro (32 milionë dinarë), për shkak se i ka vjedhur magazinat e saja me produkte ushqimore në qershor të vitit 1999.

Buçaj e ka paditur shtetin e Serbisë në maj 2004, duke kërkuar dëmshpërblim për mallin ushqimor të cilin Ushtria e Serbisë ia kishte marrë në qendrën “Boro dhe Ramizi” në Prishtinë, pasi Gjykata Serbe e kishte trajtuar këtë akt si “plaçkë lufte”, njofton gazeta beogradase Blic, transmeton Klan Kosova.

Eshte interesante se kompaninë Buçaj në këtë proces gjyqësor e ka përfaqësuar një avokat serb nga Nishi, i cili dikur edhe vetë kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë së Jugosllavisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ushtria-e-serbise-demshperblen-kompanine-bucaj-me-265-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala