Ushtari i plagosur i UÇK-së jetonte rrugëve të Prizrenit

Beqir Lami kishte luftuar në vitin 1999 nën urdhrat e Agim Ramadanit. Ishte trim dhe nuk u zmbraps asnjëherë. Madje edhe u plagos në Koshare. Ai është ushtarak i shkolluar dhe bërë karrierë relativisht të mirë në ushtrinë shqiptare. Por, jeta nuk u tregua bujare me të. Pas shumë peripecive kishte pësuar edhe krizë. Shteti nuk e ktheu kokën nga ai. Por, gjeti mbështetje tjetërkund. Sot, ai jeton në shtëpinë e shoqatës “Hadër”në Prizren. I shërben me vullnetin më të madh secilit mysafir që shkon atje.