Ushtarët e OKB-së akuzohen për pedofili

Autori:Avdyl Pajaziti

Akuza të rënda për pedofili ndaj ushtarëve francezë të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore. Fëmijët e abuzuar rrëfyen se kishin shkuar tek ushtarët, pasi kishin qenë të uritur
Krimet e tyre janë të paimagjinueshme: ushtarë francezë të një misioni të OKB-së u kanë bërë presion dhe kanë pasur seks me fëmijë të uritur në Republikën e Afrikës Qendrore.

Dyshohet se kjo ka ndodhur nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Ushtarët ishin stacionuar si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit, Bangui.

Akuza qe mbajtur sekret për muaj me radhë prej UNHCR-së, edhe pse hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit ndaj ushtarëve kanë nisur që nga viti 2014 dhe po vazhdojnë.

Tani, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seid Ra’ad al-Hussein, u ka kërkuar disa vendeve që hetojnë më me forcë në lidhje me akuzat për krime kundër ushtarëve të tyre në Republikën e Afrikës Qendrore.

Akuzat kundër trupave të OKB-së, si vrasje e personave civilë, ekzekutimet pa gjyq, zhdukja dhe shfrytëzimi seksual i grave janë “jashtëzakonisht shqetësuese,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së.

Në të njëjtën kohë el-Huseini e vlerësoi ndërhyrjen ushtarake të OKB-së për t’u dhënë fund luftimeve dhe masakrave të rënda dhe për shpëtimin e jetës së njerëzve në Republikën e Afrikës Qendrore.

Megjithatë në disa raste ushtarët e OKB-së janë shndërruar në “hajdutë” – tha ai.

Dëshmi të “hollësishme” të fëmijëve

Një djalë tha se ai dhe fëmijët e tjerë kishin shkuar tek ushtarët, sepse kishin qenë të uritur. Disa nga fëmijët kishin qenë aq të vegjël sa ata nuk e kishin kuptuar se çfarë kishin kërkuar prej tyre në këmbim ushtarët.

Një djalë, tetë apo nëntë vjeç tha se e ishte abuzuar nga i njëjti ushtarë disa herë. “Për aq kohë sa një nga shokët i kishte thënë se ajo që po bënte ai ishte shumë e keqe”. Një tjetër djalë, nëntë vjeç, kujtonte se ushtarët po urinonin.

Histori të tilla për raste abuzimi seksual hetuesit e OKB-së kishin dëgjuar nga disa djem në maj dhe qershor 2014 në kampin e refugjatëve Bangui.

Rreth dhjetë fëmijë duhet të kenë qenë nga dhjetori 2013 deri në qershor 2014 viktima të dhunës seksuale në aeroportin e kryeqytetit të Afrikës Qendrore, i cili mbrohej nga ushtarët francezë.

Falë dëshmive të hollësishme të fëmijëve kishin qenë e mundur që ushtarët të identifikoheshin qartë.

Ministria franceze e Mbrojtjes u informua në korrik 2014 nga ana e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në lidhje me akuzat ndaj ushtarëve francezë për përdhunim të fëmijëve afrikano-qendrorë.

Skandal i mbajtur fshehur

Gazeta britanike “The Guardian” njoftoi e para në lidhje me akuzat e abuzimit.

Sipas saj, një punonjës suedez i OKB-së u përjashtua nga detyra për shkak se ua kishte përcjellë raportin në fjalë autoriteteve franceze, pasi OKB-ja nuk kishte ndërmarrë asgjë për të ndaluar abuzimin e fëmijëve.

Një zëdhënës i OKB-së në Nju-Jork konfirmoi se një koordinator i OKB-së ishte pushuar nga puna për shkak të nxjerrjes kundër rregullave të rezultateve të hetimit të OKB-së.

Sipas tyre, OKB-ja ka hetuar akuzat në pranverën e vitit 2014 – po deri tani pa ndonjë pasojë. /DW/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ushtaret-e-okb-se-akuzohen-per-pedofili/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala