Ushtarët e FSK-së me sallë të re të sportit

Autori:Avdyl Pajaziti

Në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, në Prishtinë është mbajtur ceremonia e përurimit të Sallës së Sporteve, për pjesëtarët e FSK-së.

Në ketë ceremoni të pranishëm ishin Gjeneral brigade Zymer Halimi drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për FSK, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Shtabit të Forcave Tokësore Kolonel Naim Haziri, Këshilltari i Komandantit të FSK-së, Kolonel  David  Jones dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së.

Në këtë aktivitet përurimi, këshilltari i Komandantit të FSK-së, Koloneli David Jones, i cili së shpejti do të përfundoi misionin e tij katërvjeçar në Kosovë, tha “jam i impresionuar me kushtet e krijuara për këtë periudhe të shërbimit tim në FSK”, transmeton Klan Kosova.

Koloneli Anglez David Jones dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e sportit në FSK në përgjithësi e në veçanti futbollit, ku me këtë rast, për ekipin e futbollit të FSK-së  dha nga një shenjë mirënjohje për të gjithë lojtarët, gjithashtu ai kujtoi se si është luajtur loja e futbollit në mes FSK-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi, shpresoj shpejt se do të luani edhe me vendet tjera të rajonit për të promovuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”.

FSK-ja në planin e saj zhvillimor të infrastrukturës është duke ndërtuar salla të tilla në të gjitha kazermat e saj.

1 Prerja e shiritit nte halles sportive IMG_1210

3 IMG_1229

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ushtaret-e-fsk-se-me-salle-te-re-te-sportit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala