Urime për Jahjagën nga Anglia, Hungaria, Austria, Turqia…

Autori:Avdyl Pajaziti

Liderë të rëndësishëm botëror kanë uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën.

Presidenten Jahjaga e ka uruar edhe

“Me kënaqësinë më të madhe i dërgoj Shkëlqesisë Suaj përshëndetjet e mia më të ngrohta në festimin e Ditës tuaj Kombëtare, bashkë me urimet e mia më të mira për lumturinë dhe begatinë e të popullit të Kosovës në vitin në vijim”, thuhet në urimin e Mbretëreshë së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Urime Jahjagës për përvjetorin e Pavarësisë i ka dërguar edhe presidenti i Austrisë, Heinz Fisher.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës me kënaqësi të madhe iu përcjell urimet e mia më të ngrohta. Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për t’i shprehur urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj personale si dhe për një të ardhme të begatë të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Fisher në urimin e tij.

Përvjetorin e Pavarësisë e ka uruar edhe presidenti hungarez, János Áder.

Ai duke uruar Jahjagën shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë zhvilluar mrekullueshëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Hungaria vazhdon që ta mbështesë fuqishëm të ardhmen evropiane të Kosovës; unë mund t’ju siguroj që mund të llogaritni në ndihmën tonë për t’i realizuar synimet tuaja integruese”, thuhet në urimin e presidentit hungarez.

Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Jahjagën për shtatë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të popullit dhe timin personal iu përgëzoj sinqerisht juve dhe të gjithë kosovarëve me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Theksoj besimin tim të plotë që marrëdhëniet e afërta miqësore dhe vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, të bazuara nga lidhjet e lashta historike, kulturore dhe njerëzore, me përpjekjet tona të përbashkëta do të barten fuqimisht në të ardhmen. Turqia do të vazhdojë edhe më tej të qëndrojë afër Kosovës shumëkulturëshe, demokratike dhe të prosperuar si dhe të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat”, ka shkruar Erdogan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/urime-per-jahjagen-nga-anglia-hungaria-austria-turqia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala