Urgjentisht kërkohet auditimi i Partive Politike

Autori:Avdyl Pajaziti

Mungesa e dy ministrave atij të Integrimit Evropian dhe të Financave në Mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka bërë që disa prej pikave të rendit të ditës të shtyhen për një ditë tjetër.

Bekim Çollaku dhe Avdullah Hoti, nuk janë paraqitur sot në mbledhje nga ku duhej të shqyrtoheshin Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Integrimeve Europiane, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2014 dhe të shqyrtohej Raporti vjetor i Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2014.

Por te pika e rendit të ditës “Të ndryshme” të pranishmit në mbledhje, pa praninë e Ministrave kanë kërkuar me urgjencë nga Administrata e Kuvendit që të shpallë konkurs për përzgjedhjen e auditorëve të cilët bëjnë auditivin e Financave të Partive Politike.

10 auditorët që janë kërkuar të zgjidhen po ashtu do të auditojnë edhe 30 Agjencione të tjera që i raportojnë Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/urgjentisht-kerkohet-auditimi-i-partive-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala