Urdhër arrest për katër deputetët e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në seancën e 23 shkurtit katër deputetët e opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli e Donika Kadaj – Bujupi, do të sillen me forcë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi sot ata nuk janë paraqitur para trupit gjykues.

Gjyqtari i rastit Beqir Kalludra, ka marrë vendim që të katër deputetët e akuzuar për përdorim të dhunës në Kuvend, në seancën e radhës të arrestohen dhe të cillën me forcë para trupit gjykues, pasi deputetët Haxhiu, Topalli e Kadaj – Bujupi, janë larguar nga salla e gjykimit, duke mos pritur gjyqtarin.

Ndërsa, deputeti Kurti, fare nuk është paraqitur në gjykatë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/urdher-arrest-per-kater-deputetet-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala