Urdhër arrest për Faton Topallin dhe Donika Kada Bujupin

Policia e Kosovës ka vendosur për të proceduar hetimet për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Policia po ashtu ka konfirmuar se është lëshuar urdhër që deputetët e opozitës, Faton Topalli dhe Donika Kada Bujupi, të ftohen për intervisitim nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.
Policia e Kosovës, në konferencën për media, ka bërë të ditur se ata kanë bërë përgatitje e nevojshme për sigurimin e Kuvendit dhe se deklaratat e Glauk Konjufcës pas seancës janë të pavërteta. Ata mes tjerash edhe e kanë akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje se deklarimet e tij janë një luftë speciale kundër Policisë së Kosovës.
“Deklaratat se Policia e Kosovë ka ndihmuar në dhënien e gazit lotsjellës, ato deklarimet janë te pavërteta dhe dezinformata tendencioze për te diskredituar punën e Policisë së Kosovës. Ato deklarime konsiderohen si një luftë speciale kundër Policisë së Kosovës. Ne si polici i kemi marrë urdhërat nga prokurori kompetent për të gjitha veprimet e në rastin e hedhjes së mjetit të dyshuar në seancë”, shtoi Baki Kelani.
Kurse për ftesën për intervisitim të deputetëve Topalli dhe Bujupi, Policia është shprehur se ata të dy janë kontaktuar përmes telefonit por nuk janë përgjigjur dhe thirrjet janë dërguar në zyrat e partive të tyre dhe në Kuvend. Por edhe këto thirrje janë refuzuar.