Ura e Ibrit hesht BE-në dhe ndez serbët

Autori:Avdyl Pajaziti

Parku barrikadë që ndodhet mbi urën qendrore në Mitrovicë nuk do të shembet as të enjten, është paralajmërimi që kanë dhënë Qeveria e Serbisë dhe autoritetet lokale në Mitrovicën Veriore, të banuar kryesisht me serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina zyrtare këmbëngul që ai të rrënohet, e Bashkimi Evropian (BE) ka zgjedhur të heshtë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, kanë firmosur në gusht marrëveshjen e titulluar “Liria e lëvizjes/konkluzionet e urës”, nëpërmjet së cilës i është kërkuar BE-së që ta revitalizojë urën e Mitrovicës me rrethinë, sipas rekomandimeve të vlerësimit teknik dhe bazuar në dizajnin arkitekturor të 29 qershorit të vitit 2015, të dakorduar mes dy palëve. Marrëveshja është mbërritur me ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar. BE-ja është caktuar si autoritet për implementimin e marrëveshjes, e edhe si palë përgjegjëse për ta kontraktuar kompaninë që do t’i kryejë punët sipas projektit për revitalizim.

Nëpërmjet pikës së dytë të marrëveshjes, kryeministrat e të dyja vendeve janë dakorduar që “më 15 tetor të vitit 2015 kontraktuesi do t’i mbyllë të dy anët e urës me barriera fikse dhe një rrethojë fikse ndërtimi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ura-e-ibrit-hesht-be-ne-dhe-ndez-serbet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala