Ura e Ibrit e kalueshme vetëm për këmbësorë nga 1 tetori

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se më 1 tetor do të hiqet barrikada mbi lumin Ibër.

Ajo ka thënë se në planin e prezantuar nga BE-ja, parashihet që ura fillimisht të jetë e qarkullueshme vetëm për këmbësorë, ndërkohë që më vonë do të lëshohet edhe për automjetet.

Tahiri në një prononcim për medie pas mbledhje së Komisionit për Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka folur për diskutimet e fundit që pala kosovare i ka bërë me atë serbe në Bruksel.

Ajo ka thënë se në parim është arritur marrëveshja për Telekomin dhe ajo pritet të aprovohet në takimin radhës të dy kryeministrave, raporton Koha Ditore.

“Me këtë marrëveshje Kosova do të marrë nga ITU-ja kodin telefonik 383 si dhe Austria do të aplikojë në emër të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Për Asociacioni ajo ka thënë se ka pas përparime ne bisedime, por se qëndrimet janë ende larg.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ura-e-ibrit-e-kalueshme-vetem-per-kembesore-nga-1-tetori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala