UP-ja rrezikon 60 programeve, shkaku i borxheve ndaj AKA-së
Universiteti i Prishtinës rrezikon të fillojë vitin e ri akademik pa 60 programe të studimeve bachelor dhe master, të cilat është dashur të riakreditohen sivjet.
Kjo, për shkak se Universiteti nuk i ka shlyer të gjitha obligimet financiare ndaj Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Shuma e borxhit arrin në mbi 200 mijë euro.
Përderisa drejtues të UP-së kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Arsimit për shlyerjen e këtij borxhi, zyrtarë të AKA-së thonë se UP-ja nuk u është përgjigjur në asnjë formë kërkesave dhe njoftimeve që ata i kanë drejtuar institucionit në lidhje me borxhet.
Fortuna Mehmeti, zyrtare në AKA, ka thënë për “Kohën Ditore” se në muajin tetor të vitit të shkuar ka pranuar aplikacione për riakreditim nga 9 njësi akademike të UP-së, ku bëhet fjalë për rreth 60 programe të studimit bacleor dhe master. Sipas saj, shumica e tyre janë në riakreditim, pasi që në shtator do t’u skadojë akreditimi.