UP-ja hapë dyert për studime master

Autori:Gazeta Fjala

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që ta shpallë konkursin për studimet master. Konkursi do të jetë i hapur nga data 11 shtator deri më 18 shtator.

Në vitin akademik 2015/16, UP-ja në studimet master do t’i pranojë rreth 3 mijë studentë, transmeton “Epoka e re”.
Po ashtu janë miratuar edhe kriteret për pranim, që do të jenë 30% nga nota mesatare e studimeve themelore dhe 70 % nga provimi pranues.

Senati po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar propozimet e njësive akademike për stafin e angazhuar. Mbledhja e Senatit është duke vazhduar dhe po shqyrtohet çështja problematike e avancimit te stafit akademik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/up-ja-hape-dyert-per-studime-master/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala