UNMIK-u do që të ringjallet

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizata e Kombeve të Bashkuara do që ta ringjallë misionin e saj në Kosovë, UNMIK. Kjo, nëpërmjet rimarrjes së kompetencës për të trajtuar rastet që kanë të bëjnë me krime të luftës, ka thënë një burim i gazetës.

Në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, OKB-ja e kishte kaluar këtë kompetencë nga UNMIK-u te EULEX-i, mision ky i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një vit më parë EULEX-i i është nënshtruar një procesi transicioni. Letërkëmbimi ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe ish-shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, baroneshës Catherine Ashton, parasheh që kolegjet gjyqësore do të jenë në shumicë nga vendorët, kur të gjykohen rastet më serioze të krimeve.

Po kështu edhe që Zyra e Prokurorisë Speciale t’u kalojë vendësve për ta udhëhequr. Në letërkëmbim është saktësuar se prokurorët e EULEX-it do të mund të vazhdojnë të trajtojnë të gjitha rastet të cilat janë në procedim e sipër – ato që kanë të bëjnë me krim të organizuar, korrupsion të nivelit të lartë, krime të luftës dhe çështje të privatizimit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/unmik-u-do-qe-te-ringjallet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala