Universiteti i Zagrebit hap katedrën e Gjuhës Shqipe

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), njoftoi se Universiteti i Zagrebit e ka mirëpritur kërkesën për hapje të kadetrës së Gjuhës Shqipe në kuadër të këtij institucioni arsimor. Kërkesa është bërë nga ministri Arsim Bajrami gjatë takimeve që pati me ministrin e Arsimit dhe Sportit të Kroacisë, Vedran Mornar dhe me rektirin e Universitetit të Zagrebit, Damir Boras

Sipas MASHT, ministri Bajrami gjatë vizitës në Kroaci është pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.

“Ministri Bajrami ka pasur edhe takime tjera të rëndësishme si me drejtorin e CARNet, z. Zvonimir Stanic dhe Drejtorin Regjional i kompanisë Samsung, Z. Danijel Bacelic, ku ministri ka shprehur përkushtimin e MAShT për digjitalizimin e sistemit të arsimit dhe futjen në përdorim të mjeteve të avancuara”, njoftoi MASHT.

Takime ka pasur edhe mes ministrit Bajrami dhe mësimdhënësve shqiptarë të angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Kroaci, të cilët i ka informuar se të hënën (gjatë mbledhjes së dytë të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë), do të nënshkruhen marrëveshje në mes dy shteteve, edhe sa i përket kësaj fushe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/universiteti-i-zagrebit-hap-katedren-e-gjuhes-shqipe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala