Universiteti i Prizrenit u jep tre pastruesve mbi 242 mijë euro (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta Fjala ka zbuluar se Universiteti i Prizrenit i ka dhënë një kontratë prej 242,639 euro një kompanie për pastrimin e hapësirave të objektit. Por, kompania fituese “Zona Park”, po nga Prizreni krejt kampusin universitar do ta pastrojë me vetëm tre punëtorë. Kaq punëtorë të paktën kompania ka të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Gazeta Fjala ka siguruar dokumentet e dhënes së tenderit si dhe të dhënat e kompanisë në ARBK. Kontrata e dhënë nga Universiteti që ka për rektor Ramë Vatajn e PDK-së ka kohëzgjatjen e 36 muajve. Për çdo muaj kompania fituese do të merr nga 6,739.99 euro. Kjo i bie se nëse punëtorët e kompanisë angazhohen për pastrimin e objektit do të marrin nga mbi 2200 euro në muaj. Gazeta Fjala ka parë se veç pastrimit, kontrata parasheh edhe mirëmbajtjen, dezinfektimin, dratizimi dhe dezisektizimi i Objekteve te UPZ.

pastrimi 3pastrimi pz 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/universiteti-i-prizrenit-u-jep-tre-pastruesve-mbi-242-mije-euro-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala