Universiteti i Prishtinës fillon bashkëpunimet me katër universitete amerikane

Autori:Gazeta Fjala

Një pjesë e profesorëve amerikan nga katër universitete tashmë kanë arritur në Kosovë ndërsa të tjerë do të vijnë për të ofruar përvojën e tyre me kolegët nga Universiteti u Prishtinës. Ata do ofrojnë trajnime në fushat e metodologjisë së mësimdhëniës, standardeve të vlerësimit, udhëheqja dhe mentorimi i tezave Master dhe PhD e me radhë

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së me nidhmën programit të Transformational Leadership të USAID-World Learning ka nisur me trajnimet profesionale të profesorëve dhe bashkëpunëtorëve nga të gjitha institucionet e Arsimit te Lartë në Kosovë.

Në modulin e parë “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë “ nga trajnerët Prof. Dr. Jeffrey A. Anderson dhe Prof. Asoc. Dr. Naser Zabeli kanë marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës ndërsa modulet e tjera do të vazhdojnë deri në fund të dhjetorit.

Pos kësaj lloj përkrahje, tashmë kanë nisur edhe shkëmbimet e profesorëve dhe menaxhmentit të katër fakulteteve të UP-së të cilat kanë qëndruar në SHBA për të marrë përvojat nga afër.

Fakultetet e UP-së që po përfitojnë në këtë fazë janë Fakulteti i Bujqësisë, i Edukimit, i Ekonomisë dhe Fakultetit i Elektroniteknikës. Universitet amerikane të përfshirë në këtë fazë janë Arizona State University, Dartmouth College, Indiana University dhe University of Minnesota.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/universiteti-i-prishtines-fillon-bashkepunimet-me-kater-universitete-amerikane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala