Universiteti i Gjilanit kërkon edhe 657 studentë të rinj

Autori:Gazeta Fjala

Universiteti i Gjilanit“Kadri Zeka”, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 657 studentë, prej të cilëve 488 studentë të rregullt dhe 169 studentë me korrespondencë.

Ky universitet njofton se do të regjistrojë 226 studentë të rregullt dhe 35 studentë me korrespondencë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Gjithashtu edhe 24 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë, transmeton Gazeta Fjala.

Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Gjilanit, Vaxhid Sadriu, tha se janë bërë planifikimet me të gjitha njësitë akademike, ku regjistrimi i studentëve do të bëhet nga 28 shtator deri më 03 tetor 2015, në mënyrë që procesi mësimor të fillojë mbarë.

Sipas njoftimit për media, paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 03.09.2015 deri më 17.09.2015. (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave).

Provimi pranues do të mbahet më 19 .09.2015 kurse shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 21.09.2015. / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/universiteti-i-gjilanit-kerkon-edhe-657-studente-te-rinj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala