Unitas Europe do të dërgojë 1000 kosovarë për të punuar në Gjermani

Autori:Zekirja Shabani

Dy investitorët gjerman, Mike Juraschek dhe partneri i tij Gerhard E. Brazel, thanë për Gazetën Fjala se planifikonë të krijojnë 1000 vende pune për kosovarët në Gjermani dhe vende tjera të BE-së.

Për këtë ata kanë krijuar kompaninë “Unitas Europe”, përmes së cilës do t’u gjejnë punë kosovarëve në vendet e Evropës.

“Ne duam që së bashku me ju të krijojmë kompani të reja. Do të marrim 1000 punëtorë nga Kosova dhe tu japim punë në Gjermani, apo në vendet tjera evropiane. Punëtorët e Kosovës do të punojnë në kompani gjermane”, tha Mike për Gazetën Fjala.

Të gjithë punëtorët të cilët do të përzgjidhen nga kjo kompani do ti nënshtrohen një procesi të verifikimit për të kaluarën e tyre, testeve të ndryshme shëndetësore dhe do tu mundësohet që të mësojnë gjuhën gjermane para se të nisen për në Gjermani.

“Të gjitha shpenzimet, përfshirë edhe kursin për gjuhën gjermane do ti mbulojë kompania”, tha ai për Gazetën Fjala.

Investitorët tashmë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Ferizajit dhe gjatë këtij viti pritet të realizohet ky projekt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/unitas-europe-do-te-dergoje-1000-kosovare-per-te-punuar-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala