Unioni i Dijetarëve Islamë u bën thirrje vendeve islamike të strehojnë refugjatët sirianë

Autori:Avdyl Pajaziti

Unioni Ndërkombëtarë i Dijetarëve Myslimanë, në krye me Yusuf al-Qaradawin, u bëri thirrje të gjitha vendeve të botës islame të ndihmojnë refugjatët sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikim të Unionit, të cilin e nënshkruan kryetari Qaradawi dhe sekretari i përgjithshëm Ali al-Qaradagi, theksohet se “populli vëllazëror sirian është ekspozuar ndaj krimeve të tmerrshme dhe është i detyruar të largohet nga vendi, por edhe se numër i madh i tyre humbin jetën në rrugën e rrezikshme të shpëtimit nëpërmjet Detit Mesdhe duke u poshtëruar në kufij”.

Nga Unioni u bëjnë thirrje të gjithë zyrtarëve fetarë islamë që në hutben e të nesërmes, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për tragjedinë e popullit sirian, të flasin pikërisht për atë çështje dhe të luten për shpëtimin e popullit të atij vendi.

Dijetarët islamë të mbledhur në këtë Union kanë bërë thirrje vendeve arabe dhe islamike të pranojnë refugjatët dhe t’i strehojnë në mënyrë dinjitoze, në mënyrë që të parandalohen vuajtjet dhe poshtërimet e tyre në kufijtë me vendet tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/unioni-i-dijetareve-islame-u-ben-thirrje-vendeve-islamike-te-strehojne-refugjatet-siriane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala