UNESCO nesër vendos për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, nesër në orën 15:00, në seancën plenare do të diskutojë për Kosovën.

Në kuadër të seancës plenare, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të debatojë dhe votojë për kërkesën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën.

Telegrafi mëson se për t’i përcjellë për së afërmi diskutimet rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim, për në Paris do të udhëtojë edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Në rast të epilogut pozitiv të votimit të Bordit Ekzekutiv nesër, ku Kosovës do t’i nevojitet shumica e thjeshtë e votave të anëtarëve të Bordit, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s do të votojë në fillim të nëntorit anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/unesco-neser-vendos-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala