UNESCO konfirmon se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për antarësim nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim dhe Kulturë (UNESCO) është deklaruar për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

I pyetur nga Tanjug se a mund të konfirmohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim, zëdhënësi George Papagianis ka thënë se “ne nuk kemi pranuar një kërkesë të këtij lloji, kështu që nuk kemi ndonjë koment për këtë”, transmeton Indeksonline.

Lajmin për aplikimin e Kosovës në këtë organizatë e kishte kumtuar i pari Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, duke treguar se Kosova sapo ka aplikuar për anëtarësi në UNESCO.

Ai kishte thënë se kjo vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacionet e UNESCO-s.

Reagime të menjëhershme pati nga pala serbe, gjegjësisht nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se do të bëj të pamundurën për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/unesco-konfirmon-se-nuk-ka-pranuar-asnje-kerkese-per-antaresim-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala