UNEP ofron falas Sistemin e Informimit për gjendjen mjedisore

Një delegacion i organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit (UNEP), ka vizituar ministrin e Mjedisit, ku u pritën nga zëvendësministri Mendim Rugova, Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina dhe Këshilltari Politik i Ministrit, Agim Qehaja.
Delegacioni i UNEP-it, me në krye Pier Carlo Sandei, drejtor i zyrës së UNEP në Vjenë, u njoftuan për së afërmi me gjendjen mjedisore në Kosovë.
Me këtë ras UNEP, ka ofruar falas Sistemin Kombëtar për Raportim për Kosovën. Ky sistem do të mundësojë informimin e përgjithshëm për gjendjen mjedisore në Kosovë.
Zëvendësministri, Rugova, falenderoi delegacionin e UNEP-it për vizitën, ndërsa për softëerin pohosi se do të ndikojë në ndërtimin e kapaciteteve me të cilat Kosova do të jetë e gatshme për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Ky softwer do të mundësojë shfaqjen e rezultateve në kohë reale në ëeb-faqen e ministrisë dhe të AMMK-së.