UNDP/USAID: Kënaqësia e qytetarëve në nivelin më të ulët pas 2007-shit

Autori:Avdyl Pajaziti

UNDP dhe USAID do të lancojnë nesër Pulsin Publik nr. 10, dokument ky që ofron një përmbledhje koncize të indikatorëve dhe rezultateve kyçe të anketës në një konferencë për media, që do të mbahet të enjten, në ndërtesën e UNDP-së.

Pulsi Publik nr.10 përfshin periudhën nga marsi deri në shtator 2015.

Një nga të gjeturat kryesore të anketës së fundit tregon se kënaqësia e qytetarëve me punën e institucioneve ka arritur nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2007.

Të gjeturat gjithashtu tregojnë se faktorët ekonomikë si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.

Do të prezantohen edhe disa të dhëna lidhur me gjykatën speciale krijimin e të cilës numri më i madh i respondentëve e konsiderojnë si shumë ose mjaft të rëndësishme.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP.

Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të shtatorit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Bëhet e ditur se Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, dhe James Hope, drejtor i Zyrës së USAID-së në Kosovë, do të marrin pjesë në ngjarje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/undpusaid-kenaqesia-e-qytetareve-ne-nivelin-me-te-ulet-pas-2007-shit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala