UN të tmerruar nga sulmet në Siri

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’brien, tha të Hënën se ai është “tmerruar” nga sulmet që po u bëhen civilëve në Siri, duke tërhequr vërejtjen se ky konflikt i tejzgjatur nuk ka efekt vetëm në jetët e miliona njerëzve por gjithashtu kërcënon stabilitetin e tërë regjionit, transmeton Gazeta Fjala.
Stephen O’brien tha për gazetarët që “sulmet ndaj civilëve janë të paligjshme, të papranueshme dhe urgjentisht duhet të ndalen”. O’Brien dha këto komente pas vizitës 3 ditore në Siri, gjatë së cilës ai u takua me zyrtarë të vendit dhe vizitoi provincën e Homs.
“Unë posaçërisht jam i tmerruar nga sulmet ajrore të bëra dje, duke shkaktuar vdekjen dhe lëndimin e qindra civilëve, në qendrën e Douma-s”, tha O’Brien. “Jam i tmerruar nga mosrespekti total i jetëve të civilëve në këtë konflikt”.
Konflikti në Siri ka vrarë më shumë se 250 mijë njerëz dhe ka lënduar së paku një milion./Gazeta Fjala/
Marrur nga AP