Ultimatum rektorit

Autori:Zekirja Shabani

Këshilli Organizativ i studentëve të kategorive të dala nga lufta, i ka dhënë ultimatumin e fundit rektorit të UP-së, Ramadan Zejnulllahu dhe Këshillit Drejtues të UP-së, që në një mbledhje urgjente, deri të hënën, ta trajtojë çështjen e regjistrimit të fëmijëve të kategorive të dala nga lufta e UÇK në Universitetin e Prishtinës me automatizëm.

Lexojeni të plotë ultimatumin: 

“KO i studentëve të kategorive të dalura nga lufta njofton se sot në ora 11:00 dorzuam kerkesën në Këshillin Drejtues të UP -se që me një mbledhje urgjente të trajtohet kjo qështje dhe të dalin me një pergjigjie pozitive në lidhje me këtë qështje . Ne si KO paralajmrojm se nëse deri me datën 10.02.2014 ora 12:00 nuk marrim një përgjigjie pozitive atëhere në mbështetje të plot me shoqatat e dalura nga lufta , do të dalim me një kërkes të vetme dorheqjen e rektorit”. 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ultimatum-rektorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala