Ultimatum për shkarkimin e Jabllanoviçit  

Autori:Zekirja Shabani

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me ultimatumet karshi Isa Mustafës dhe qeverisë së tij. Në një konferencë të mbajtur të dielën në selinë e kësaj partie, është shpallur një tjetër ultimatum për Mustafën.

LVV i ka dhënë Mustafës kohë deri të martën që ta shkarkojë Jabllanoviçin, përndryshe ata kanë paralajmëruar që të mërkurën dhe ditëve në vazhdim protestat nuk do të ndalen.

Në anën tjetër, Visar Ymeri dhe Frashër Krasniqi, kanë akuzuar policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, ndërkohë që kanë kërkuar nga policia e Kosovës, të mos i ndjekin më protestuesit e 27 janarit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ultimatum-per-shkarkimin-e-jabllanovicit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala