Ulrike Lunacek: Të hetohet Kumanova

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë.
Ulrike Lunacek: Gjatë seancës së djeshme plenare eurodeputetët ftuan Parlamentin Evropian që të mbështetë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, por kërkuan respektim të të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj.
Debati filloi me leximin e deklaratës së përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në të cilën shprehet pikëllim i thellë për konfliktin dhe viktimat në Kumanovë, që nuk duhet parë si konflikt etnik, por si vepër e grupeve kriminale.
Përfaqësuesi i grupimit më të madh, atij PPE, Eduard Kukan tha se:“Është e nevojshme të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për aferat që po tronditin liderët politik maqedonas”
Sipas deputetit slloven, Ivo Vajgëll, beteja etnike në Kumanovë dhe problemet kufitare janë tipike për këtë pjesë të Ballkanit, ku kemi të bëjmë me shovenizimin islamik. “Maqedonia është nën ndikim të madh të Rusisë”, shtoi ai.
Deputetja austriake, Ulrike Lunacek deklaroi se është e tronditur me vrasjet në Kumanovë.
“Duhet të bëhet një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat se Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura”, deklaroi Lunacek.