Ulet parashikimi i rritjes së ekonomisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka Botërore e uli  vlerësimin për rritjen e ekonomisë botërore sivjet nga 3 në 2.8 për qind, ndërsa ekonomitë në zhvillim përballen me një varg sfidash.

Sipas raportit të fundit “Perspektiva ekonomike globale”, vendet me të ardhura të lartë parashikohet të kenë një rritje 2 për qind këtë vit, 0.2 pikë përqindje më pak se vlerësimi i saj i fundit në janar. Vendet në zhvillim tani parashikohet të rriten me 4.4 për qind, me një ulje 0.4 pikë përqindjeje.

Ekonomia amerikane pritet të rritet 2.7 për qind, Eurozona 1,5 për qind dhe ekonomia kineze 7.1 për qind.

\”Vendet në zhvillim përballen me një sërë sfidash të ashpra në vitin 2015, duke përfshirë edhe perspektivën e kostove të larta të huamarrjes, si edhe përshtatjen me një periudhë të re çmimesh të ulëta të naftës dhe mallrave të tjera të rëndësishme, duke çuar në një rritje zhgënjyese ekonomike sivjet për të katërtin vit radhazi,\” thuhet në raport.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ulet-parashikimin-e-rritjes-se-ekonomise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala