Ulet çmimi i bukës

Autori:Avdyl Pajaziti

Çmimi i bukës ka rënë dukshëm nëpër disa rajone të Kosovës krahasuar me çmimet e mëhershme, të para një viti, kur çmimi ishte 40 centë pothuajse në tërë Kosovën.

Një bukë tani mund të blihet në Ferizaj edhe me 18 centë, ndërsa në Klinë e Komoran ajo blihet edhe me 15 centë. Mirëpo, pesha e bukës së lirë vazhdon të mbetet dukshëm larg standardit prej 500 apo 400 gramësh.

Në Prishtinë ka vende ku një bukë standarde shitet me 25 cent.

Çmimi i bukës në qytetet e mëdha vazhdon të mbetet në nivel prej 40 centëve. Nëpër rajone të ndryshme ka edhe çmime të ndryshme.

Ajo çfarë vërehet në bazë të hulumtimit të gazetës është që konkurrenca e furrave nëpër disa prej qyteteve ka bërë që të ketë ulje drastike të çmimit të bukës. Mirëpo, në disa qytete të mëdha duket se ka një fiksim të çmimit, pasi çmimi është i njëjtë në pjesën më të madhe të qytetit të Pejës, ku një bukë është 40 centë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ulet-cmimi-i-bukes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala